Miresevini ne Departamentin e Gjuheve te Huaja!
Departamenti i Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Vlores integron dhe mbeshtet nje spekter te gjere elementesh te gjuhes dhe kultures angleze dhe italiane. Ne ofrojme programe dhe kurse te cilat kulminojne ne marrjen e diplomes universitare per Mesuesi, Perkthim-Interpretim dhe Ekspert te Gjuhes se Huaj per Marredheniet Nderkombetare.
Ndersa eksplorojne nje shumellojshmeri fushash studimore, si ne gjuhen shqipe ashtu edhe ne gjuhen angleze dhe italiane, studentet tane do te kene mundesi te zhvillojne dije qe do t’i shoqerojne ata gjate gjithe jetes, si dhe nje panorame te qarte te menyrave ne te cilat popujt e kulturave te tjera jetojne, mendojne dhe komunikojne. Ne besojme qe studimi dhe mesimdhenia e gjuheve te huaja eshte nga gjerat me thelbesore per krijimin e nje qytetarie mbareboterore.
Ne kemi nje staf pedagogjik te perkushtuar per t’i ndihmuar studentet te arrijne qellimet e tyre dhe te realizojne maksimumin e potencialit te tyre. Po aq perkushtim ky staf ka ne punen e vazhdueshme kerkimore-shkencore te pasqyruar ne botime te shumta artikujsh dhe librash ne fushat e perkthim-interpretimit dhe gjuhesise.
Stafi pedagogjik i departamentit tone beson qe njohurite qe u japim studenteve tane do t’i aftesojne ata per te komunikuar dhe per te kuptuar boten shume-gjuheshe dhe shume-kultureshe qe i rrethon, per te eksploruar historite e popujve te saj dhe per te marre pjese ne krijimin e te ardhmes se saj.
Ju ftojme qe te merrni me shume informacion per Departamentin e Gjuheve te Huaja duke pare programet e kurseve qe ne ofrojme ne faqen tone te internetit. Aty do te gjeni edhe menyren per te na kontaktuar dhe per te komunikuar personalisht me ne.
Pergjegjese e Departamentit
Dr. Meri GJOLEKA